Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Francës

Rikthehet futbolli francez në Supersport, finalja e Kupës së Francës premton spektakël!

Futbolli francez rikthehet në ekranin e Supersport pas 4 muajsh e gjysmë ndalesë. Sot në mbrëmje në mitikun Stade de France në Paris do të luhet finalja e Kupës së Francës, me Paris Saint Germain që do të sfidojë Saint Ettiene. Kampionët në fuqi të Francës janë favoritët absolutë për të fituar trofeun e tyre të 13-të në këtë kompeticion edhe pse në një ndeshje teke që vjen pas një ndalese kaq të gjatë gjithçka mund të ndodhë.

Thomas Tuchel do të hedhë në fushë formacionin e tij më të mirë përballë St Ettiene që është në kërkim të suksesit të 7-të në Kupën e Francës por edhe një vendi në grupet e Europa League për sezonin e ardhshëm me këtë kompeticion që është mundësia e vetme për të shkuar në Europë për skuadrën e Claude Puel që e mbylli kampionatin në vendin e 17-të dhe me shumë vështirësi arriti të siguronte mbijetesën. PSG do të zbresë në fushë me “arsenalin” e saj më të rëndë teksa treshja sulmuese do të përbëhet nga Mbappe-Neymar dhe Icardi të cilët kanë shkëlqyer në sfidat e fundit miqësore.

Në St Denis parashikohet një duel emocionues me gola dhe spektakël të cilin të apsionuarit e futbollit francez do të kenë mundësi ta ndjekin vetëm në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...