Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Rikthehet” futbolli, nisin sot tri kampionate elitare të Europës

Botërori Katar 2022 është risi për vet faktin që është hera e parë që faza finale e këtij kompeticioni luhet në dimër, pra në mes të sezonit të kampionateve vendase.

Si rrjedhojë të gjithë kampionatet vendase do e nisin edicionin 2022-2023 shumë më shpejt se normalisht.

Këtë të premte, sot, do të ngrenë siparin tri elita europiane.

Premier League, Ligue 1 dhe Bundesliga nisin sot sezonin e ri.

Ndeshja hapëse në kampionatin kryesor të futbollit anglez është Crystal Palace-Arsenal që është planifikuar të luhet në orën 21:00, teksa vlen të theksohet se “The Gunners” vijnë në këtë edicion me përforcime të shumta dhe të “frikshme”.

Në Francë sfida e parë e sezonit të ri është Lyon-Ac Ajaccio që do të nisë në orën 21:00, me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitë që do kërkojë me patjetër të qëndrojë për më shumë se një sezon në Ligue 1.

Bundesliga e ngre siparin me përballjen Eintracht Frankfurt-Bayern Munich në orën 20:30, me kampionët e Gjermanisë që kërkojnë mbrojtjen e fronit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...