Kategoria Superiore

Rikthehet futbolli shqiptar, duele emocionuese në Supersport, spikat Partizani-Skënderbeu!

Pas një pushimi prej gati 3 muajsh Kategoria Superiore rikthehet në ekranin e Supersport për kënaqësinë e të gjitha të apasionuarve mbas futbollit shqiptar. Gjithçka rifillon aty ku u ndërpre me javën e 27-të që do të luhet e gjitha këtë të mërkurë, por pa praninë e tifozëve ashtu siç do të ndodhë deri në fund të këtij sezoni. Luhet java e fundit e fazës së 3-të, me Tiranën që do të kërkojë të vazhdojë rrugën drejt titullit kampion. Bardheblutë do të sfidojnë në orën 17:00 në Adush Muça të Ballshit, Bylisin, një ndeshje që u vu në rrezik nga rezultimi pozitiv i Eridon Qardakut me COVID-19. Kjo ndeshje është shumë delikate për ecurinë e bardhebluve në kampionat pasi Bylis është një kundërshtar i rrezikshëm. Po në orën 17:00 në Elbasan Kukësi pret Lufëtarin me shpresën për ta nisur me fitore dhe për të përfituar nga ndonjë hap fals i Tiranës.

Në Laç ndërkohë skuadra e Armando Cungu do të kërkojë të vazhdojë misionin për t’u kualifikuar në kompeticionet europiane duke mposhtur Teutën e Edi Martinit. Ndeshje mes dy skuadrave me nga 1001 probleme ajo e Vlorës mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Ndërsa qershia mbi tortë është sfida e mbrëmjes mes Partizanit dhe Skënderbeut që do të luhet në Selman Stërmasi. 3 pikë është diferenca në renditje mes këtyre dy klubeve, me Partizanin që do të tentojë me të gjitha mënyrat fitoren për të kapur në renditje bardhekuqtë e Ilir Dajën. Ndeshjet gjithsesi do të nisin me disa rregulla të reja, pasi një skuadër do të ketë mundësinë të kryejë 5 zëvendësime ndërkohë që në rast protestash, futbollistët duhet t’u qëndrojnë larg 1 metër e gjysmë gjyqtarëve. Të gjitha emocionet që do të sjellin takimet e javës së 27-të do të keni mundësi t’i përjetoni live në ekranin e Supersport.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency