Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rikthehet kampionati në Kosovë, tri sfida në orën 13:00, spikat Ballkani-Drenica

Pas një pauze të gjatë thuajse 2.5 mujore, rikthehet IPKO Superliga e Kosovës me ndeshjet e javës së 18-të, që janë të ndara në dy ditë. Kështu, këtë të shtunë, që në orën 13:00, do të zhvillohet gjysma e sfidave, Ballkani-Drenica, Ferizaj-Feronikeli dhe Prishtina-Vushtrria, ndërsa nesër, po në 13:00, do të luhen Drita-Gjilani, Dukagjini-Llapi dhe Flamurtari-Trepca 89.

Që pas 2 dhjetorit, kur u zhvilluan takimet e fundit të gjysmësezonit vjeshtor, klubet në Kosovë kanë patur mundësi të kryejnë afrimet e nevojshme për t’u përmirësuar në ato aspekte ku u shfaqën mangësi në 18 javët e para.

Skuadra që ka befasuar në gjysmën e parë të sezonit, Ballkani, do të presë Drenicën me synimin mbrojtjen e vendit të parë. Në fakt, në kreun e IPKO Superligës ka një ngjeshje të dukshme të skuadrave, që do të thotë se me një apo dy rezultate negative mund të rrëshkasësh shumë vende poshtë. Në ndeshjen e fazës së patë, të zhvilluar në Skënderaj, skuadra nga Suhareka e befasoi Drenicën me gol të Topallit.

Kërkon të përfitojë nga kalendari Prishtina, që pret në “Fadil Vokrri” Vushtrrinë, e cila vështirë se do të mund t’u bëjë ballë kryeqytetasve në fushën e këtyre të fundit. Gara për titullin kampion është krejtësisht e hapur dhe Prishtina nuk dëshiron t’i ikë rasti për të përfituar nga ndonjë ndalesë e mundshme e rivalëve.

Mjaft interesante parashikohet edhe përballja Ferizaj-Feronikeli, pasi vendasve u duhen patjetër pikët, sidomos në shtëpi, për të t’iu larguar zonës së ftohtë, ndërsa Feronikeli, kampion në fuqi, synon në rifutet fuqishëm në garë për titullin, pasi diferenca me Ballkanin kryesues është vetëm 7 pikë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...