Kupa e Shqiperise

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, sot në fushë, Partizani, Kukësi e Luftëtari

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë të martë me 3 sfida interesante të vlefshme për raundin e 1/16-ave. Tre skuadra të Superiores, dy pretendentët për titull Partizani dhe Kukësi, si dhe Luftëtari do të zbresin sot në fushë me misionin për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në 1/8-at e këtij kompeticioni. Në fakt të treja skuadrat kanë fituar ndeshjet e para në transfertë dhe kualifikimi parashikohet thjeshtë një formalitet. Partizani do të presë në kompleksin Internacional në Pezë Helmës, Vorën vetëm 2 ditë pas fitores në derbi ndaj Tiranës, por koha e shkurtër për të përgatitur këtë sfidë nuk përbën asnjë lloj problemi për skuadrën e Lerdës që sot do të hedhë në fushë lojtarët që janë aktivizuar më pak në këtë sezon.

Partizani bën pjesë në grupin A dhe në ndeshjen e parë ndaj Vorës ka triumfuar me shifrat 3-0. Në grupin B, Kukësi pret në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz, Shkumbinin që i ka bërë një nisje shumë të mirë sezonit në Kategorinë e Parë. Megjithatë fitorja 3-1 në ndeshjen e parë, pothuajse ka kualifikuar verilindorët me trajnerin që sot do t’u besojë atyre lojtarëve që kanë luajtur më pak, pasi vëmendja e Kukësit është te ndeshja e fundjavës ndaj Vllaznisë. Një ndeshje të lehtë në letër ka edhe Luftëtari që po në grupin B pret në Gjirokastër, Turbinën e Cërrikut. Bluzinjtë kanë fituar 1-0 në ndeshjen e parë dhe kualifikimi parashikohet një mision i lehtë për ta. Të treja këto takime do të zhvillohen në orën 14:00

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency