Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Rikthehet Nations League, njihuni me supersfidat që transmeton SuperSporti

Duele të forta në Nations League, që shërbejnë njëkohësisht edhe si prelud i Botërorit “Katar 2022”, me të mëdhenjtë që duan të provojnë njëkohësisht edhe forcën si pretendentët kryesorë për Kupën e Botës. Sfidat më interesante të gjigantëve të Europës, do të mund t’i ndiqni të gjithë drejtpërdrejt në SuperSport, pa harruar natyrisht edhe përballjet e Kombëtares Kuqezi dhe ato të Përfaqësueses së Kosovës. Por çfarë nuk duhet të humbisni fillimisht për sa u përket përballjeve të kësaj të enjteje, duke nisur nga sfidat e Grupi 1, në Ligën A.  aty ku Kroacia pret Danimarkën.

Kroaci – Danimarke:  Pasi e nisi fushatën me një humbje 3-0 përballë Austrisë, Kroacia ndali Francën kampione të Botës në barazim 1-1. Danimarka ndërkohë kryeson grupin me 9 pikë, dy më tepër se Kroacia, dhe kjo është një përballje që vlen për ta konsolidimin si kryesues të grupit dhe një vend në 4-shen finale të kompeticionit. Humbja e gjysëmfinalistëve të Euro 2020 në shtëpi përballë Kroacisë në qershor, ishte e vetmja për ta në fazën e grupit, dhe ballkanasit shpresojnë të ëprsërisin një sukses të tillë për tu rrëmbyer kryuesimin.

France – Austri: Interesant është fakti se me vetëm 2 pikë pas 4 ndeshjes, në fund të grupit, Franca që ndeshet me Austrinë nuk mund të arrijë në 4-shen finale. Skuadra e Didier Daschamps është ende pa asnjë fitore në shtëpi, pasi ka humbur me Danimarkën dhe Kroacinë në Paris, barazoi 1-1 në Vjenë në përballjen e mëparshme me Austrinë falë një goli të Mbappe. Austria ndërkohë ka nevojë për një fitore në Stade de France dhe njëkohësisht i duhet të shpresojë që rezultatet e tjera ti shkojnë për shtat për të mbajtur gjallë shpresat e vakëta për kreun e grupit.

Belgjikë-Uells: Në Grupin 4 të Ligës A luhet ndërkohë Belgjikë – Uells, 3 pikë pas Holandës kryesuese të grupit për skuadrën e Roberto Martinez sfidat e mbetura janë një mal ui lartë për arritur për herë të dytë radhazi në finalet e Nations League. Belgjika duket se mori veten pas një disfatë  të rëndë në sfidën e pare me Holandën duke triumfuar 6-1 me Poloninë, por në qershor goli i Brenan Johnson sigloi barazimin mes këtyre dy skuadrave në Kardif cka penalizon, padyshim shanset e belgëve. ai barazim 1-1 mbetet pika e vetme në grup për Uellsin deri më tani, edhe pse skuadra e Robert Page premton betejë, pas disfatave të ngushta me Poloninë dhe Holandën.

Poloni-Holandë: Në Varshavë ndërkohë Holanda përballet me Poloninë. Skuadra e Luis Van Gaal kualifikohet matematikisht në finale nëse fitojnë dhe në të njëjtën kohë Belgjika nuk merr 3 pikët me Uellsin. Vetëm dy skuadra, Turqia dhe Gjoergjia, kanë gjetur rrjetën më shpesh se sa tulipanët në këtë kompeticion, dhe ata janë besimplotë se do të vazhdojnë të tregojnë formën e mirë përballë një mbrojtjeje që lëkundet si ajo e polakëve. Polonia ndërkohë ka marrë zemër nga barazimi i tyre 2-2 në Roterdam më herët, në një ndeshje ku ata kryesonin 2-0 , dhe me një Robert Lewandowski në formë impresive me Barcelonën padyshim që ata do të shfrytëzojnë të gjitha shanset për të marrë një tjetër rezultat pozitivv.

Për sa u përket Ligave të tjera,Turqia do të sigurojë ngjitjen në Ligën B nëse eviton humbjen në shtëpi me Luksemburgun, ndërsa Lituania duhet të fitojë përballë Ishujve Faroe për të evituar play out-in e zbritjes nga Liga. Kazakistani do të ngjitet në Ligën B, nëse mposht Bjellorusinë në Grupin C3.

Letonia, që ka një rekord 100% ndeshjes të fituara, do të ngjitet ndërkohë në Ligën C nëse eviton disfatën në shtëpi përballë Moldavisë.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...