Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Rikthehet “paqja” Mbappe-PSG, propozimi i fundit lëkund sulmuesin

Situata e Kylian Mbappe me PSG-në është qetësuar. “Paqja” është rikthyer mes palëve, me sulmuesin që është integruar sërish tek ekipi kampion i Francës.

24-vjeçari ka edhe një vit kontratë, ndërkohë që Real Madrid mbetet pas derës. Gati për t’i realizuar ëndrrën e madhe për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Drejtuesit e PSG-së i vendosën ultimatum yllit francez. Duke ia bërë të ditur se duhet të rinovonte ose do të shitej. Për jo më pak se 250 mln euro.

Lexo edhe:

Shumë që Reali nuk ka ndërmend ta paguajë për momentin. Pasi në janar mund të firmosë parakontratë me të. Për ta siguruar falas në verën e ardhshme.

Por, skenari mund të ndryshojë sërish. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i ka bërë një propozim sulmuesit. Për të rinovuar me dy vite. Dhe Kylian po mendohet e po lëkundet…

Rinovimi nuk është tashmë i pamundur. Me Mbappe që mund të firmosë kontratën e re që do t’i lejonte të largohej verën e ardhshme falë një klauzole jo shumë të lartë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...