Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rikthehet pas 12 vitesh në shtëpi, Josip Ilicic firmos deri në 2025

Josip Ilicic është rikthyer në vendlindje. Lojtari slloven u nda në muajin korrik me Atalantën, ekip ku kaloi pesë vite si protagonist, duke dhënë kontributin e tij me gola dhe asiste.

Në Bergamo humbi dy finale të Kupës së Italisë, ndërkohë që dy vite më parë ia doli të shkonte deri në çerekfinalet e Champions League me Atalantën, duke pësuar një eliminim të dhimbshëm nga francezët e PSG-së.

Kohët e fundit nuk kanë qenë shumë pozitive, Ilicic kaloi një periudhë depresioni, ndërkohë që ka firmosur deri në vitin 2025 me Mariborin, 16 herë kampionët e Sllovenisë, ekip ku u aktivizua përpara se të transferohej në Serie A në vitin 2010.

34-vjeçari luajti me Palermon, Fiorentinën dhe Atalantën në Itali, ndërkohë që me Kombëtaren e vendit të tij realizoi 16 gola në 80 ndeshje të zhvilluara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...