Rikthehet pas 12 vjetësh në Itali. Pajtim Kasami ka bindur Sampdorian dhe do të jetë përforcimi i shumëpritur për mesfushën e Pirlos.
Futbollist me origjinë shqiptare, që ka përfaqësuar Zvicrën në rang kombëtaresh, ishte lojtar i lirë pas përvojës së tij të fundit me Olimpiakosin në Greqi.
Sampdoria depozitoi kontratën që ka nënshkruar me futbollistin, duke zyrtarizuar kështu nënshkrimin me mesfushorin.
Lexoni edhe:
- “Shqipëria në Europian? Nuk është rastësi”, flet shefi i departamentit të skautëve: Ja si zgjidhen lojtarët
- FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!
- “Jam tifoz i Interit”, Asllanin e nderojnë me çmimin e talenteve: Kënaqësi e madhe!
- Pas super formës me Kombëtaren, Ramadani nis menjëherë punën me Lecce për transfertën e Monzas
Kasami ka luajtur në Itali me fanellën e Palermos. Ishte sezoni 2010/11, kur klubi sicilian e bleu atë nga Bellinzona. Në Palermo regjistroi 24 paraqitje, duke luajtur edhe në Europa League.
Në karrierën e tij, përveçse me Palermon dhe Olimpiakosin, ka veshur edhe fanellat e Fulhamit, Nottingham Forestit dhe Baselit.
