Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Rikthehet pas dëmtimit horror, Hayward: Jam gati të luaj

Gordon Hayward është gati të bëjë rikthimin e tij në parketet e NBA. Anësori i Boston Celtics, u dëmtua rëndë tek kavilja e majta në ndeshjen e parë të sezonit të kaluar, duke mos mundur të luajë të gjithë kampionatin. Gjithsesi, ai ndihet më së miri për sezonin e ri e për të ndihmuar Celtics të arrijnë objektivat e këtij sezoni:

“Do të jem në 100% tim për fillimin e sezonit, jam i sigurt. Dëmtimi është pjesë e së shkuarës, nuk kam dashur kurrë ta shoh videon dhe nuk do ta bëj asnjëherë. Është një kapitull i mbyllur.”

Niveli i optimizmit për tifozat e Boston është ngritur akoma më shumë, kur ata kanë parë Hayward duke ecur normalisht në qendrën stërvitore Auerbach Center, me fanellën e tij me numrin 20. Lojtari deklaroi se është rikthyer të luajë në një lojë 5 kundër 5, vetëm para dy javësh:

“Janë situata që kërkojnë kohë, tani për tani ndihem shumë mirë. Nuk luaj prej rreth një viti, tani do të kërkoj të fitoj pak shpejtësi në lëvizje. Mezi po pres të luaj sërish me shokët e skuadrës, më mungon gjithçka nga basketbolli.”

Kampi stërvitor për Boston Celtics do të fillojë më 26 shtator, ndërkohë që ndeshja hapëse për sezonin e ri, do të jetë kundër Philadelphia 76ers më 16 tetor.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...