Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Rikthehet pas dy vitesh mungesë kampionia e pesëfishtë e botës

Kampionia olimpike në “Rio 2016” dhe pesë herë kampione e botës në gjimnastikë artistike, amerikania Simone Biles, do të rishfaqet më 4 gusht në US Classic, njoftoi federata e vendit të saj, USA Gymnastics.

Biles nuk ka konkurruar që nga Lojërat e Tokios, ku asaj iu desh të humbiste finalet ekipore dhe individuale për shkak të një problemi psikologjik.

Ditë më vonë ajo mundi të marrte pjesë në finalen e traut të ekuilibrit, ku fitoi medaljen e bronztë.

Biles, 26 vjeçe, u martua me lojtarin e NFL-së, Jonathan Owens më 24 prill.

Kjo është hera e dytë që Biles bën një pauzë të gjatë në karrierë. Pasi fitoi medaljen e artë në “all around” në Lojërat e Rios, ajo nuk u stërvit më deri në fund të vitit 2017 dhe u rishfaq në garë në maj 2018.

Lexo edhe:

Me këtë rast, gjimnastja nuk i ka deklaruar publikisht planet e saj dhe as nëse ka ndërmend të garojë në Paris 2024, që do të ishin Lojërat e saj të treta Olimpike.

Në US Classic, që do të zhvillohet në Çikago, do të garojnë dy kampionet e fundit olimpike, Biles dhe pasardhësja e saj në Rio, Sunisa Lee, si dhe kampionia aktuale olimpike, Jade Carey.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...