Andrea Pirlo mund të marrë drejtimin e Karagumruk, duke iu rikthyer trajnimit, por tashmë me një skuadër turke.
Italiani ishte i papunë që nga koha kur u pushua nga Juventus, ndërsa tashmë po përgatitet për rikthimin në krye të detyrës, edhe pse jo në vendin e tij.
Mediet italiane bëjnë me dije se nënshkrimi i kontratës do të ndodh shumë shpejt, ndërsa te skuadra turke Pirlo do të marrë vendin e Atilay Canel.
Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi nga klubi i Fatik Karagumruk, ndërsa në Turqi 43-vjeçari nuk do të shkojë i vetëm pasi ai do të marrë edhe ndihmës trajnerin Roberto Baronio, trajnerin e atletikës Paolo Betelli dhe analistin e ndeshjeve Antonio Gagliardi, me të cilët ka punuar në kohën kur ishte te Juventus.
Sa i përket qëllimit te Karagurmuk-u, është përmirësimi i pozicionit të arritur në sezonin e fundit, që ishte vendi i tetë.
