Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Rikthehet Play Off-i i NBA/ Milwaukee e Lakers kalojnë në çerekfinale, Houston merr revanshin

Plagosja nga ana e policisë amerikane, të një afro-amerikani 29-vjeçar si Jacob Blake, u pasua nga një vendim i jashtëzakonshëm i basketbollistëve të NBA për të ndërprerë ndeshjet e fazës Play Off.

Gjithsesi bojkoti mori fund mbrëmjen e djeshme dhe Milwaukee Bucks zbriti në fushë për të mbyllur llogaritë me Orlando Magic dhe për të siguruar kalimin në fazën çerekfinale të Play Off-it.

Në “AdventHealth Arena” të Orlandos, greku Antetokounmpo ishte sërish protagonist për Bucks, pasi shënoi 28 pikë, rikuperoi 17 topa dhe dha 3 asiste, duke ndihmuar Milwaukeen të fitojë me shifrat 118-104.

Ky ishte suksesi i katërt në 5 takime për Milwaukee që kualifikohet për në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-1, ndërsa në raundin tjetër do të gjejë përballë Miami Heat.

Po në të njëjtën arenë, pak orë më vonë ishin edhe kalifornianët e Los Angeles Lakers që siguruan kualifikimin për në çerekfinale, pasi fituan edhe përballjen e pestë me Portland Trail Blazers, duke çuar rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Anthony Davies dhe LeBron James ishin protagonistët absolutë për Lakers, pasi të dy bashkë shënuan 79 pikë, rikuperuan 19 topa në tabelë dhe dhanë 14 asiste, duke ndihmuar skuadrën kaliforniane ta fitojnë ndeshjen me shifrat 131-122.

Nga ana tjetër, merr fund aventura e Portland Trail Blazer në Play Off, ku ndonëse e kishin nisur me fitore ndaj Lakers, lëshuan në ndeshjet e ardhshme dhe ndjenë jo pak mungesën e yllit të skuadrës Damian Lillard.

Në arenën tjetër të Orlandos “HP Field House”, Houston Rockets mori revanshin ndaj Oklahoma City Thunder, pasi fitoi ndeshjen e pestë me rezultatin 114-80 dhe çoi rezultatin e përgjithshëm 3-2, duke qenë tashmë vetëm një fitore larg kualifikimit për në çerekfinale.

James Harden ishte protagonist i padiskutueshëm i Rockets, me 31 pikë, dy rikuperime dhe 5 asiste, ndërsa Houston dominoi takimin dhe ruajti avantazhin thuajse gjatë gjithë ndeshjes, me përjashtim të një rrëshqitjeje të lehtë në fraksionin e dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...