Premier League

Rikthehet spektakli i futbollit anglez në Supersport, me një supersfidë, nxënësi sfidon mësuesin!

Gazetar:Elvi Luzi

Premier League është kampionati i radhës që ringre siparin në situatën post Covid-19. Gara rinis me një super përballje Manchester City-Arsenal. Guardiola dhe Arteta dikur bashkëpuntor, tashmë rivalë. Tekniku katalanas nuk mund të ndihet komod në një sezon ku distanca me Liverpoolin kryesues është 25 pikë edhe pse me një ndeshje më pak. Për të rikuperuar distancen duket totalisht e pamundur, por të paktën objektivi është për ta zvogëluar disi atë ose kampionati të mbyllet me një seri rezultatesh pozitive. Situata nuk është aspak pozitive te Arsenali, aty ku topçinjtë e Londrës vuajnë mungesën e rezultateve dhe për më tepër e shohin veten larg zonës europiane.

Në Etihad Arsenali ka plot 3 vite që largohet me kokën ulur, fitorja e fundit në kampionat daton në janar të 2015-ës. Në kampionat në ndeshjet në transfertë  topçinjtë e Londrës e kanë harruar shijen e fitores, 5 barazime dhe vetëm 1 fitore ndaj West Ham-it.  Ndërkohë Citizens në ndeshjet në shtëpi i kanë si një armë më tepër me 4 fitore në kampionat, 1 barazi dhe 1 humbje. Interesant është fakti për t’u parë sesi skuadrat do të jenë në aspketin fizik pas një pauze kaq të gjatë edhe pse përgatitjet në Angli në mënyre individuale kanë nisur që më 27 prill.

Në një situatë të tillë është e vështirë të bëhen parashikime se cila prej skuadrave do të arrije të shfaqet më mirë, por sigurisht ajo që dihet është fakti se të dyja ekipet duan ta rinisin kampionatin me një fitore.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency