Kategoria Superiore

Rikthehet Superiorja, gati për një muaj “flakë”

Pas ndalesës, për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, kampionati do të rikthehet fuqishëm për një periudhë njëmujore, deri në ndërprerjen e radhës për duelet e Nations League. Duke nisur që këtë javë nuk do të mungojnë duelet e rëndësishme, që, në fakt, këtë edicion janë pothuajse javë pas jave.

Plot 5 javë të kampionatit do të luhen gjatë kësaj periudhe, ku skuadrat do të jenë të angazhuara në sfidat e kthimit të Kupës së Shqipërisë, por edhe me një mesjavë në Superiore. Të hënën, në Vlorë, në sfidën e vlefshme për javën e 4-t, zbresin Flamurtari me Skënderbeun, dy skuadrat e kreut të klasifikimit.

Fundjavën e ardhshme këto dy skuadra do të kenë sërish duele të mëdha. Në javën e 5-tw Partizani pret Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, ndërsa Tirana udhëton në Korçë për t’u përballur me Skënderbeun kampion. Pika kulminante e kësaj periudhe do të jetë e premtja e 28 shtatorit, pasi kampionatit i rikthehet derbi Tirana – Partizani, pas një viti mungesë. Java 6 rezervon duelin më të nxehtë të sezonit, me kryeqytetin që paralizohet nga “ethet” e derbit.

Mesjava e 3 dhe 4 tetorit është e tëra për kampionatin, ndërsa skenën e rrëmben dueli i Korçës mes kampiones dhe nënkampiones së edicionit të kaluar. Skënderbeu – Kukësi është sfida që do të mbyllë javën e 7-të të enjten e 4 tetorit. Përpara ndalesës së kampionatit, do të luhet edhe java e 8-të e Superiores, ku në qendër të saj është sfida mes Kukësit dhe Partizani, dy skuadra me pretendime të mëdha këtë edicion.

Shumë duele direkte në harkun e një muaji, por pa harruar edhe sfidat e tjera, që mund të ndikojnë në kristalizimin e renditjes, për të kuptuar më mirë dhe ndarjen e skuadrave në objektivat sezonalë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top