Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Rikthehet UFC, duele që premtojnë spektakël në SuperSport/DigitAlb

Të gjithë të apasionuarit pas sportit më të fortë në botë UFC, atje ku sfidat në kuptimin e plotë të fjalës fitohen me gjak, do të kenë mundësi të ndjekin në Supersport/DigitAlb një nga eventet më spektakolare të vitit.

Në platformën sportive më të dashur nga shqiptarët, do të vijnë live dhe ekskluzivisht përballjet më epike që rezervon fundjava. Syri i të gjithë shikuesve absolutisht do të jenë në ndeshjen Makhachev-Volkanovski.

Përballja mes tyre do të jetë e dyta, pasi në sfidën e parë mes tyre të mbajtur në Perth të Australisë, Islam Makhachev triumfoi në limite duke i bërë ballë goditjeve të shumta nga australiani.

Në ndeshjen e parë, sportisti çeçen pati sukses me goditjet në këmbë të kombinuara me të djathtat shumë të forta. Dueli mes të dyve nuk do të jetë i vetmi që rezervon spektakël në mbrëmjen e 21 tetorit.

Lexo edhe:

Pak më herët, po në “Ettihad Arena” të Abu Dhabit, Khazmat Chiamev do të sfidojë Kamaru Usman, në një nga ato takime që presioni është shumë i lartë. I dukshëm dhe i pranishëm që në konferenca, ku të dy nuk ngurrojnë të injorojnë kundërshtarin.

Chimaev është i pamposhtur që kur ka fituar statusin profesionit në vitin 2018, ku në të shumtën e rasteve ka fituar në gjysmën e raundeve të zhvilluara. Por ndeshja e së shtunës është diçka tjetër.

Kundërshtari i tij Usman ka regjistruar 19 fitore radhazi. “Tmerri nigerian” ka fituar edhe titullin për pesha të lehta, ku e ka mbrojtur brezin e artë në 5 përballje.

Sfida, emocion dhe spektakël na presin në ekranin e SuperSport 1, ku prej orës 20:00 të së shtunës fillon një nga eventet më të rëndësishme të viteve të fundit të këtij sporti.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...