Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rikthehet Vasil Shkurtaj, por mbetet në dyshim për transfertën e Korçës

Rikthimi tek fitorja në mesjavë ka zgjuar Luftëtarin që tashmë shkon në transfertën korçare me objektivin për të marë pikë. Gjirokastritët po kalojnë një moment shumë të mirë në kampionat dhe përballja me kryesuesit do të tregojë forcën reale të tyre. Në fazën e parë bluzinjtë u mundën 2-0 por rezultati nuk ishte tregues i lojës së zhvilluar. Me grupin në seancën e fundit stërvitore është bashkuar edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj, i cili qëndron jashtë skuadrës prej tre takimesh për arsye dëmtimi. Megjithatë gjasat janë të pakta që vlonjati shtatlartë të jetë i gatshëm për trajnerin Hasan Lika në këtë transfertë delikate. Numri një i stolit bluzi pritet t’i besojë formacionit fitues ndaj Kukësit, me treshen ABRR Abazaj-Bregu-Rroca që duhet të marë përsipër ngacmimin e portës kundërshtare. Në 13 ndeshjet e fundit Luftëtari ka vetëm një humbje, atë me Partizanin në kryeqytet, ndërkohë që në këtë periudhë janë regjistruar 8 fitore dhe 4 barazime, duke bërë që presidenca të nxjerrë nga arkat e klubit premio të shumta financiare në drejtim të skuadrës. Edhe pse nuk konfirmohet shuma, pritet që suksesi në Korçë të shpërblehet me një shifër të majme, pasi një triumf i tillë do të afronte akoma më shumë gjirokastritët me ëndrrën për një aventurë europiane.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...