Kombëtare

Riktheu Kombëtaren te fitimi i trofeve, Argjentina rinovon me Scalonin

Lionel Scaloni mori drejtimin e kombëtares së Argjentinës më 2 gusht të vitit 2018. Isha-anësori i djathtë, ka krijuar një Kombëtare të fortë, që vitin e kaluar ia doli të fitonte Kupën e Amerikës.

Yjet nuk i kanë munguar kurrë Argjentinës, por kombëtarja albiceleste ka hasur gjithmonë probleme për të krijuar një ekip solid dhe për t’i shkrirë talentet në funksion të grupit, diçka që 44-vjeçari po e bën mirë.

Në Argjentinë janë të kënaqur me punën e Scalonit dhe kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën, lajm që u zyrtarizua nga Claudio Tapia, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA).

Jam krenar të lajmëroj që kemi rregulluar vazhdimësinë e Lionel Scalonit si trajner i Argjentinës deri në vitin 2026. Projekti ynë fitues vazhdon me këtë trajner”, shkruan Tapia në rrjetet sociale.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency