Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Riktheu “Piratët” pas 13 vitesh në elitë, 31-vjeçari gati për hapin e madh

Drejtuesit e Brightonit i kanë të qarta idetë në lidhje me trajnerin e ri që do të zëvendësojë italianin Roberto De Zerbi.

I përzgjedhuri i “Pulëbardhave” është një gjerman, një ndër më të talentuarit e brezit të ri.

Fabian Hurzeler është vetëm 31 vjeç dhe pavarësisht moshës së re dhe mungesës së eksperiencës, ai ia doli të rikthente St. Paulin në Bundesligë pas 13 vitesh.

Një histori e bukur dashurie që pritet të ndërpritet shpejt, pa shijuar emocionet e garimit në elitën e futbollit gjerman.

Suksesi i madh me “Piratët” dhe stili i veçantë i lojës që praktikon skuadra e tij, kanë tërhequr vëmendjen e Brightonit.

Lexo edhe:

Bisedimet mes dy klubeve vazhdojnë dhe po shkojnë mbarë. Dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet marrëveshja mes palëve.

Me anglezët që sigurisht do të paguajnë në arkat e St. Paulit për të mundësuar firmën me trajnerin.

Hurzeler cilësohet si Nagelsmanni i ri në Gjermani. Ndërkohë që prej sezonit të ardhshëm me shumë mundësi do ta shohim në Premier League.

Një hap i jashtëzakonshëm për 31-vjeçarin, i cili vështirë ta ketë imagjinuar që në këtë moshë do të merrte drejtimin e një prej skuadrave më simpatike në ishull.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...