Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rikthim me gol dhe largim mes duartrokitjesh, ja nota e Brojës në derbin e Londrës

Rikthim me gol dhe largim mes duartrokitjesh, ja nota e Brojës në derbin e Londrës
Rikthim me gol dhe largim mes duartrokitjesh, ja nota e Brojës në derbin e Londrës

Armando Broja u rikthye të luajë titullar pas shumë kohësh mungesë për shkak dëmtimi dhe udhëhoqi Chelsean drejt fitores së dytë në kampionat, më shumë se një muaj pas asaj të parës ndaj Lutonit më 25 gusht.

Sulmuesi 22-vjeçari shqiptar bëri një ndeshje mjaft të mirë dhe shënoi golin e dytë për blutë e Londrës në minutën e 19’, teksa qëndroi në fushë për 64 minuta, kur edhe u zëvendësua nga Sterling e la fushën me ndihmën e mjekëve.

Nuk dihet ende nëse ishte një tjetër dëmtim, apo thjesht një masë sigurie e sulmuesit, për të mos rrezikuar më shumë, teksa vlen të theksohet se për derbin e Londrës, Broja u vlerësua me notën 7.2 nga sajti i specializuar ‘SofaScore’.

Lexoni edhe:

Sulmuesi shqiptar shënoi një gol, shpërdoroi një mundësi të mirë në fillim të pjesës së dytë me kokë dhe krijoi disa mundësi për shokët e skuadrës, duke treguar se ishte në formë mjaft të mirë.

Sulmuesi kuqezi realizoi me sukses 3 nga 4 tentativat për driblim, fitoi 5 nga 7 duelet me kundërshtarët dhe 2 nga tre duelet ajrore, teksa më pas la fushën i shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve të Chelsea-t.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....