Merkato

Rikthim në Londër për Diego Costën, pranë akordit me rivalët e Chelsea!

Pas aventurës me Atletico Mineiro në Brazil ku u shpall kampion, për Diego Costën parashikohet një rikthim i menjëhershëm në Europë. I lirë në merkato që prej 7 janarit pasi nuk rinovoi me bardhezinjtë nga Belo Horizonte, Diego Costa mund të rikthehet në Angli aty ku kërkohet me ngulm nga Arsenali i Mikel Artetës. Në orët e fundit bisedimet mes palëve kanë qenë intensive dhe gjasat që të gjendet gjuha e përbashkët janë të mëdha. Për Diego Costën do të bëhej fjalë për një rikthim në Londër pasi në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e Chelsea-t me të cilët ka fituar edhe Premier League nën drejtimin e Antonio Contes.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency