Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Rikthim pas gjashtë vitesh, Kristi Qose prezantohet te skuadra e re

Kristi Qose, me skuadër të re. Mesfushori 27-vjeçar, i cili numëron tri ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, është zyrtarizuar te skuadra sllovake, Zemplín Michalovce. Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim te kjo skuadër, pasi ka qenë pjesë e saj para thuajse gjashtë vitesh në formë huazimi nga PAOK-u i Selanikut.

Në njoftimin e klubit sllovak shkruhet:

“I lindur në qytetit të Bilishtit, u rrit duke luajtur futboll në klubet e Selanikut PAOK dhe Iraklis, prej nga mbërriti në Michaloviec për herë të parë në verën e vitit 2016. Gjatë huazimit të tij njëvjeçar, ai luajti 25 ndeshje për skuadrën verdheblu dhe ishte shtylla kryesore e skuadrës. Më pas ai u transferua te Ružomberok, ku qëndroi deri në dimrin e vitit 2020. Që atëherë, ai luajti për fqinjët tanë perëndimorë në Republikën Çeke, fillimisht në Karvina (deri në verën e 2022) dhe më pas për pak kohë në Pilsen.”

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...