Kombëtare

Rikthime të rëndësishme, mungesa me peshë por edhe shumë risi në listën e Panuccit!

Risi dhe surpriza në listën e të grumbulluarve të trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci për dy sfidat e muajit shtator në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë. Rikthime të rëndësishme lojtarë që grumbullohen për herë të parë por edhe mungesa me peshë për shkak të dëmtimeve si ato të Roshit e Sadikut ndërsa janë lënë jashtë Cikalleshi, Abrashi, Ajeti, Ramadani, Aliji e Lenjani. Risitë e vërteta në listën e Panuccit janë mbrojtësi i Panetolikos Enea Mihaj, ai i Inter Zapresic Herdi Prenga, mbrojtësi i Maripoul në Ukrainë Besir Demiri dhe ai i Malmos Egzon Binaku. Rikthim i rëndësishëm është ai i kapitenit Agolli ndërsa në kombëtare Panucci ka thirrur sërish edhe emra me peshë, si Xhaka, Basha, Memushaj, Hyka e Grezda. Ja dhe lista e plotë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency