Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rikthimi i “hidhur” për Messin, Argjentina mposhtet nga Venezuela!

Lionel Messi u rikthye të luajë me përfaqësuesen e Argjentinës për herë të parë pas Botërorit të Rusisë, por ky rikthim rezultoi një makth për sulmuesin 31-vjeçar.La Selecion në fakt humbi miqësoren ndaj Venezuelës me rezultatin 3-1 në sfidën që u zhvillua në “Wanda Metropolitano”, aty ku do të luhet edhe finalja e Ligës së Kampioneve.Venezuela, që nuk kishte shënuar kurrë 3 gola ndaj Argjentinës, në sfidën e luajtur në Madrid arriti të gjejë golin me Rondon, Murillon dhe Martinez me 11-metërsh. Për Argjentinën, ngushëllimi vjen nga Lautaro Martinez, që shënoi golin me të cilin ngushtoi përkohësisht rezultatin në 2-1.Por jo vetëm kaq, Messi, ashtu sikurse edhe Gonzalo Martinez, janë detyruar të lënë grumbullimin e kombëtares pasi shfaqën probleme fizike, lajm ky që u konfirmua nga Federata Argjentinase e Futbollit.Lionel Messi do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit të tij dhe për të vlerësuar nëse ai do të jetë në gjendje që të luajë në derbin mes Barcelonës dhe Espanyolit, të programuar për të shtunën në 30 mars

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...