Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rikthimi i Ibrës, te Milani nuk duan ta shohin më të dëmtuar

Punë, punë dhe vetëm punë. Mes palestrës, pishinës, ushtrimeve me fizioterapistin. Zlatan Ibrahimovic nuk i lë asgjë rastësisë dhe, mbi të gjitha, nuk humb kohë. Gara për t’u kthyer filloi shumë herët, praktikisht menjëherë pas operacionit në gjurin e majtë dhe nuk u ndal kurrë. Por duhet bërë kujdes, kjo është kryefjala tek stafi i kuqezinjve. Ibra po stërvitet që të kthehet sa më shpejt në fushë. Pas një gjysmë sezoni tepër pozitiv, Ibra për shkak të dëmtimeve iu desh të ndalej shpesh. Dhe në Milano askush nuk dëshiron që kjo situatë të përsëritet, veçanërisht në sezonin që shënonte rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Zlatan mbetet lider i projektit të Milanit. Sidoqoftë, pikërisht për shkak të ambicieve të kampionit suedez dhe të gjithë grupit, arritjet parashikohen hap pas hapi. Ibra mund të kthehet në stërvitje me grupin në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme. Shokët e tij të skuadrës do të jenë të zënë në Klagenfurt kundër Realit të Madridit, të dielën, ideja për momentin është që Zlatani, më në fund, do të dalë dhe do të vrapojë në barin e Milanellos të hënën ose në fillim të javës tjetër. Ibra mund të kthehet duke e nisur nga stoli ndeshjen e parë të kampionatit, kundër Sampdorias, me 23 gusht.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...