Belgjika do të luajë ndeshjen e fundit në grup ndaj Kroacisë, një sfidë vendimtare për belgët, pasi skuadra e Martinez qëndron në vendin e tretë me 3 pikë, një më pak se Kroacia dhe Maroku.
Gjithsesi, Belgjika ka zhgënjyer në dy ndeshjet e para, ndërsa ndaj nënkampionëve të botës pritet të luajë edhe sulmuesi Lukaku, i cili vjen pas një dëmtimi.
Pikëpyetjet mbi futbollistin e Inter-it janë të shumta dhe një nga ata që dyshon për vazhdimësinë e sulmuesit është edhe ish-mesfushori i Belgjikës, Radja Nainggolan.
“Personalisht dyshoj se Lukaku do të vazhdojë të luajë me fanellën e Belgjikës për një kohë të gjatë, sepse në një moshë të caktuar duhet të mendosh edhe për trupin. Dëmtimi fundit ka ndikuar te ai.” – tha Nainggolan.
