Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rikthimi i madh i Sebino Plakut, Kukësi përgatit ofertën

 

Ishte sezoni 2008-2009 kur Sebino Plaku shënonte rekordin personal të golave të realizuar brenda një sezoni. 17 golat e tij nuk e ndihmuan Dinamon të fitonte kampionatin, duke pranuar verdiktin e sezonit me një vend të 3-të si për ekipin që i dha të drejtën e pjesëmarrjes në Europë ashtu edhe për të në garën për “Këpucën e Artë”. Sot, pothuajse një dekadë më vonë, Sebino e tregon talentin e tij me një skuadër të vogël, pranë kryeqytetit.

13 gola me Kamzën e bëjnë këtë një sezon të mrekullueshëm për sulmuesin, që më datë 20 maj do të mbushë plot 33 vjeç. Që nga periudha më e mirë në aspektin individual kanë kaluar shumë kohë, por edhe shumë skuadra të ndryshuara. Plaku ka fituar titullin kampion me Skënderbeun, me të cilin arriti të realizonte 10 gola në sezonin 2012-2013, ndërsa karriera ka vijuar me oshilacione të shumta.

Duhej pikërisht kjo aventurë me Kamzën që ta rikthente sulmuesin që të gjithë njohim: 13 gola, realizime spektakolare, por mbi të gjitha jetësore për ekipin. Trajneri Ndreu më parë dhe tashmë Ahmataj thonë që Plaku bën i vetëm repartin e sulmit. Edhe pse ka humbur disi freskinë që të dhuron mosha, eksperienca e akumuluar dhe klasi kanë bërë që ndaj tij vëmendja të rikthehet si dukur.

Kukësi po mendon që pikërisht Sebino Plaku të jetë zëvendësuesi i Sindrit Gurit te nënkampionët. Një numër 9 për një numër 9, edhe pse karakteristikat janë të ndryshme. Sebino Plaku ka fituar me paraqitjet dhe golat e tij të drejtën për të qënë në qendër të vëmendjes. Klasi i 33-vjeçarit mund t’i dhurojë një tjetër eksperiencë si protagonist në Superiore.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...