Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Rikthimi i Pjanic dhe Sergio Oliveira dy objektivat e Juves për mesfushën!

Te Juventusi vazhdojnë kërkimin për të përforcuar mesfushën. Edhe pse kanë shumë interesim për Manuel Locatellin, në Vinovo e dinë shumë mirë që paraqitjet e futbollistit të kombëtares në Euro 2020 do të ngrenë kostot e operacionit me Sassuolon. Për këtë arsye duhen ndjekur pista të tjera, e para ka të bëjë me Miralem Pjanic.

Për sa i përket boshnjakut rregjistrohet një hap i madh përpara. Prej kohësh lojtari ka bërë të ditur se do ti pëlqentë shumë të rikthehej në Torino, por tani edhe Barcelona duket e gatshme që të kënaqë dëshirën e lojtarit duke i hapur derën një huazimi 2-vjeçar e madje duke paguar edhe një pjesë të pagës prej 6.5 milionë eurosh në sezon. Kushtu që krijojnë optimizëm mbi mundësinë për ta parë sërish Pjanic me fanellën bardhezi. Mbi të gjitha pas kthimit në stol të Allegrit, gati ta ripresë me krahë hapur boshnjakun.

Por rikthimi i Pjanic nuk është e vetmja mundësi që po punojnë njerëzit e merkatos së Juventusit për mesfushën. Në shënjestrën e bardhezinjve ka përfunduar edhe Sergio Oliveira. Në gjurmët e lojtarit të Portos ishte dhe Fiorentina, por tratativat janë pezulluar çka ka hapur një shteg të ri për Juventusin. Në Torino veç të tjerash, Sergio Oliviera kanë patur mundësinë ta vazhgojnë nga afër pasi ishte protagonist i eleminimit të Juventusit nga Championsi me dy gola në Allianz Stadium.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...