Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Rikthimi i Premier League acaron keq Conte-n: Kjo nuk është normale!

Antonio Conte nuk është nga ata trajnerë që kafshojnë gjuhën. Nëse nuk i pëlqen diçka, ai e thotë troç dhe kjo është ajo që bëri në lidhje me kalendarin, duke treguar zemërimin e tij ndaj Premier League.

Tottenham përballet me Brentford, ndeshje që nis në orën 13:30 dhe që për publikun shqiptar transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2”, dhe trajneri italian tashmë e ka bërë të qartë se për atë ndeshje do të luajnë lojtarët që nuk shkuan në Botëror, pra Perisic, Son, Kane dhe Dier do të jenë zëvendësues, ndërsa Lloris dhe Romero janë bashkuar vetëm së fundmi me skuadrën.

“Është një situatë e çuditshme dhe, sinqerisht, të luash kaq shpejt, vetëm një javë pas Kupës së Botës, nuk më bën të lumtur. Kur ke kaq shumë lojtarë në një turne si ai, nuk është e lehtë sepse gjendja fizike nuk është më e mira”-tha Conte.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...