Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Rikthimi” i Ramos, Modric: Legjendë e Realit, ta presim me dashuri!

Sergio Ramos po përgatitet për rikthimin në Madrid edhe pse si pjesë e klubit të Paris Saint-Germain, që do të ndeshet me Realin të mërkurën në orën 21:00.

Ndonëse nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e dytë të 1/16-ave të Champions League kundër Realit, mbrojtësi spanjoll do të udhëtojë me bashkëlojtarët e tij dhe me siguri do të jetë i pranishëm në tribuna.

Luka Modric e pret me krahë hapur dhe shpreson që edhe Bernabeu do ta mirëpresë spanjollin: “Unë flas me Sergion pothuajse çdo ditë, Bernabeu duhet ta mirëpresë atë me dashuri. Sergio është një legjendë e këtij klubi dhe një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit. Nuk po e them këtë sepse jam mik me të, por ai është mbrojtësi më i mirë që kam parë te Real Madridi. Jam i sigurt se, për gjithçka që ka dhënë, ai do të mirëpritet me dashuri sepse e meriton”.

Takimi i parë i kësaj faze mes Real Madrid dhe PSG-së, u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 1-0 në “Parc de Princes”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...