Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Rikthimi i Tyson Fury-t, e sfidon boksieri shqiptar, Sefer Seferi

Sefer Seferi do të ngjitet në ring për të sfiduar Tyson Fury-n. Do të jetë pikërisht shqiptari nga Gostivari ai që do t’i urojë “mirëseardhjen” ish-kamponit të botës në ditën kur anglezi do të shënojë rikthimin e tij në ring pas një periudhe më shumë se 2-vjeçare të kaluar mes pushimeve dhe pezullimit për përdorimin e substancave të ndaluara.

Kjo sfidë mjaft e rëndësishme për boskierin kuqezi, i cili është vëllai i një tjetër luftëtari, si Nuri Seferi, do të zhvillohet më datë 9 qershor në “Manchester Arena” në Angli.

39-vjeçari shqiptar ka një karrierë të pasur në peshat gjymsë të rënda, ndërsa është ndeshur vetëm një herë në peshat e rënda kundër Manuel Charr. Numrat e Sefer Seferit në boksin profesionist janë vërtetë të frikshëm: 23 fitore, 21 prej të cilave me “knock-out” dhe vetëm një humbje.

Ndërkohë që Fury ishte pa licence boksimi për shkak të pezullimit nga agjencia ndërkombëtare e anti-dopingut, djaloshi nga Gostivari ka zhvilluar 4 sfida dhe duket shumë më në formë fizike se britaniku. Ish-kampioni i botës, i cili për të marrë gjerdanin  e artë mposhti Vladimir Klitchkon,  u shpreh se është gati të tregojë se mbetet më i miri, pavarësisht se ka shumë kohë pa u ngjitur në ring dhe objektivi i tij është dueli ndaj një prej dy kampionëve aktualë, Anthony Joshuas ose Delonte Wilder, megjithatë nuk do ta ketë aspak të thjeshtë edhe ndaj Sefer Seferit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...