Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rikthimi në Superiore, sa shumë pritshmëri për Tiranën

Pas një edicioni në “ferrin” e Kategorisë së Parë, Tirana rikthehet në elitën e futbollit shqiptar për t’i dhënë më tepër sharm një sezoni që pritet të jetë më spektakolari i viteve të fundit. Bardheblutë këtë vit e nisin pa bujën e zakonshme, pa zhurmën rreth dëshirës për të rikthyer titullin në pjesën bardheblu të kryeqytetit.

Kategoria Superiore i kishte munguar Tiranës po aq shumë sa edhe futbollit elitar i kishte munguar skuadra më e titulluar në vend. Nuk është çudi që jo vetëm tifozët bardheblu, por i tërë ambienti i futbollit në Shqipëri pret shumë nga Tirana, që duket të ketë shënjestruar rikthimin në Europë si objektiv parësor. 24 herë kampionët kanë ndërtuar një skuadër e cila ka të gjitha rolet e dubluara, me futbollsitë cilësorë dhe të rinj në moshë që ndoshta në të ardhmen mund të mbushin arkat e klubit.

Debutimi në kampionat vjen në shtëpi, madje dhe vetë tifozët nuk do të kishin dashur diçka më të mirë sesa kjo, për të shijuar rikthimin në elitë në strofullën e tyre. Mbi të gjitha, kundërshtari që kanë përballë nuk është më i vështiri i mundshëm, edhe pse kampionati ka treguar në vitet e fundit që diferencat në fushë midis ekipeve nuk ekzistojnë. Për Ze Marian Kamza është një test edhe në aspektin individual, pasi për herë të parë do të provojë emocionet dhe forcën e vërtetë të futbollit elitar në Shqipëri, si dhe presionin që dhuron gara.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...