Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rikthimi si ish në “San Siro”, Bonucci sërish “armik”

Ndonjëherë disa episode ngjasojnë me një “déjà vu”. Si ndaj Mourinhos në “Allianz Stadium”, ose ndoshta edhe më keq, parashikohet mikëpritja, nëse mund të quhet kështu, për Leonardo Bonuccin, që këtë herë rikthehet në “San Siro” me fanellën e Juventusit për përballjen me Milanin.

Një mbrëmjë e veçantë për ish-kapitenin, që është kthyer në simbolin e një viti për t’u lënë në harresë në të gjitha kuptimet, e që tashmë rezulton në mes të një deti të trazuar në aspeketin emocional të tifozërisë. Një sezon thuajse zhgënjyes për njeriun që pritej të ndryshonte ekuilibrat, një vit që karakterizohet nga një moment i vetëm ai gol i sigluar me firmën e tij pikërisht në stadiumin e bardhezinjve, ngjyrat e të cilëve mbron sërish.

Në rastin e Bonuccit flasim për një dashuri me zemër të thyer, por të ngjitur. Në këtë mënyrë, pasi përjetoi një fillim sezoni, ku ndjeu gjithë antipatinë që tifozeria bardhezi pati krijuar për të, Bonuccit do t’i duhet tashmë të përballet edhe me antipatinë e akumuluar nga pala tjetër, ajo e kuqezinjve, në një sfidë që në aspektin e atmosferës pritet të jetë “déjà vu” e asaj pritjeje që iu rezervua Jose Mourinhos në “Allianz Stadium” për sfidën Juve-Manchester United.

Ishte Bonucci ai që iu afrua portugezit si për t’i kërkuar llogari pas gjestit të shumëpërfolur me dorën në vesh, por ishte Bonucci ai që më parë pati bërë një veprim si për të thënë “lani gojën”. A do ta ruajë vallë Bonucci qetësinë mbrëmjen e së dielës? Mbetet për t’u parë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...