Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Rilindi”” nga puna me Conten, Tottenhami merr vendimin për Kulusevskin

Antonio Conte insistoi gjatë merkatos së janarit për të pasur shërbimet e Dejan Kulusevskit dhe drejtuesit e Tottenhamit ia plotësuan dëshirën, duke marrë lojtarin suedez me origjinë nga Maqedonia e Veriut në një huazim 1.5-vjeçar nga Juventusi për 10 milionë euro (3 milionë për gjysmën e dytë të sezonit 2021/2022 dhe 7 milionë të tjera për sezonin 2022/2023).

Klubi londinez ka të drejtën ta bëjë 22-vjeçarin të vetin nëse paguan edhe 35 milionë euro të tjera ne arkat e bardhezinjve nga Torino në fundin e sezonit. Performancat e sulmuesit të djathtë në Premier League kanë qenë shumë pozitive.

Një gol dhe 3 asiste numëron Kulusevski në sezonin e ri. Puna me Antonio Conten e ka rikthyer në formë të mirë, pas aventurës aspak pozitive te rekordmenët e futbollit italian. “Nuk u ndjeva mirë te Juventusi, arsyet janë të ndryshme.

Fiziku im ndryshoi te Tottenhami, kjo edhe falë punës së madhe në palestër. Zgjedhja për t’u transferuar nga Italia në Angli, ishte më e mira që mund të merrja. Conte ka merita të mëdha për formën që po kaloj, jam i lumtur që punoj me të”, deklaroi Kulusevski.

Te Tottenhami janë të kënaqur me rendimentin e lojtarit të kombëtares suedeze dhe drejtuesit e klubit ishullor kanë vendosur ta blejnë kartonin e tij në fund të sezonit. Nëse Kulusevski luan minimalisht 20 ndeshje në Premier League dhe skuadra e Contes kualifikohet në Champions League, Tottenhamit i kthehet në detyrim blerja e lojtarit ofensiv për 35 milionë euro.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë drejtuesit e klubit anglez do të kenë sërish një opsion blerjeje për një shumë që duhet përcaktuar gjatë bisedimeve me homologët italianë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...