Futboll

Rilindja e Gotzes, Low gati ta rikthejë te Gjermania!

Njeriu që do të mbahet mend përgjithnjë për golin e tij deçiziv që e shpalli Gjermaninë kampione të Botës në finalen e Botërorit  2014 ndaj Argjentinës ishte pjesë e përfaqësueses së tij edhe në Europianin e pasuksesshëm të vitit 2016 në Francë por dëmtimet dhe shqetësime të tjera shëndetësore rezultuan një stop i madh për sulmuesin e Borussia së Dortmundit Mario Gotze. Gjithsesi tanimë duket se ka dritë në fund të tunelit dhe kampioni i Bundesligës mund të rikthehet të veshë fanellën e kombëtares gjermane. Arsyet që mund ta shtyjnë Joachim Loë t’i besojë sërish Gotzes i rendisim më poshtë. Më në fund Gotze ka rigjetur formën e mirë dhe për më tepër vazhdimësinë. 5 herë kampioni i Bundesligës sezonin e shkuar veshi fanellën e verdhezinjve të Dormundit ndërkohë që hera e fundit që ka luajtur me kombëtaren përkon në vitin 2017. Ritmi i tij duket t’i jetë kthyer atij të një kampioni me performancën e dhënë në kampionat, ai numron dy gola dhe tre asiste në 5 ndeshjet e fundit. Aftësia e tij për tu adaptuar lehtësisht këtë e ka vërtetuar edhe në 2012-ën kur për herë të parë Gjermania vendosi të luante pa një sulmues të mirëfilltë me Gotzen që mbajti rolin e një nënte false.

Është e vërtetë që Gotze ka qënë një protagonist në skenën e futbollit gjerman duke na krijuar idenë se është një lojtar i përjetshëm por ai ende nuk ka mbushur 27-vjeç që i feston në nëntorin e këtij viti. Debutimi i tij në Bundesligë erdhi në moshën 17-vjecare dhe eksperienca e përftuar gjatë kësaj dekade dhe mosha e re i japin atij shumë avantazhe. Ndërkohë që debutimin e me përfaqësuesen gjermane e bëri në nëntor të 2010-ës ku ka koleksionuar 17 gola. Me më shumë se 200 ndeshje të luajtura në Bundesligë, me më shumë se 50 gola dhe 50 asiste, prandaj nëse Gjermania e Low kërkon që të sjellë ndryshimin për Euro 2020 Gotze e ka të sigrutë vendin e tij në organikë duke qënë ai sekreti i suksesit që kërkon trajneri Low.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency