Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Rilindja” e Sanchos: Këtu më duan, jap gjithçka për tifozët e Dortmundit

Jadon Sancho zhvilloi një ndeshje të madhe përballë PSG-së. Anglezi hasi pak vështirësi në fillim, por me kalimin e minutave u bë i papërballueshëm për mbrojtjen franceze.

Dortmundi i tij fitoi 1-0 gjysmëfinalen e parë të Championsit, duke hedhur një hap drejt kalimit në finalen e madhe të 1 qershorit në Wembley.

Aty ku Sancho dëshiron të jetë me çdo kusht, për të ndihmuar verdhezinjtë në fitimin e trofeut të madh dhe për t’i treguar Manchester United se gaboi duke e larguar.

E vlerësoj fitoren, por asgjë nuk ka mbaruar. Na pret edhe një ndeshje në Paris, aty ku duhet të përfundojmë punën e kryer deri tani. I vlerësoj shumë komplimentet e Del Pieros dhe Richards.

Lexo edhe:

Shijuam një mbrëmje të madhe. Po i marr ndeshjet një nga një. Isha 17 vjeç kur erdha te Dortmundi për herë të parë. Këtu m’u dha mundësia të jem profesionist.

Të gjithë më donin sërish këtu pas kalimit tek United. Do të jap gjithçka për të lumturuar tifozët tanë të zjarrtë”, theksoi sulmuesi i krahut.

24-vjeçari u huazua gjatë merkatos së janarit nga “Djajtë e Kuq” te Dortmundi. Në lidhje me të ardhmen është herët për të folur, edhe pse dëshira e tij është të vijojë në “Signal Iduna Park”.

“Nuk e di nëse do të qëndroj te Dortmundi. Për momentin po mendoj vetëm për të tashmen dhe takimin e kthimit ndaj PSG-së”, përfundoi “ylli” i skuadrës së Edin Terzic.

11 driblime kreu Sancho në takimin kundër PSG-së, duke vendosur një rekord në duelet me eliminim direkt në turneun e më të fortëve.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...