Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Rilindja e Vidal, falë kurës Heynckes

Pas lamtumirës së Carlo Ancelottit, të githë ishin dëshmitarë të një një rilindjeje për Bayernin e Mynihut. Heynckes rezultoi të ishte kura më e mirë për lojtarët e klubit bavarez, çka lë të kuptohet se pavarësisht faktit që Ancelotti është një ndër më të mirët në fushën e tij sintonia mes palëve nuk ishte në maksimum dhe kjo reflektohej e gjitha në fushë. Edhe ish lojtari i Juventusit Arturo Vidal ka përfituar nga ndryshimet që ndodhën në stolin e klubit gjerman, duke u rikthyer të bëjë diferencën falë golave shumë të rëndësishëm, përkatësisht 5 të tillë në kampionat përgjatë 15 prezencave të tij. Në këtë fillim sezoni kiliani 30-vjeçar i ka dhënë edhe më shumë karakter kësaj skuadre.  Zhgënjimi për moskualifikimin në Botërorin e Rusi 2018 të Kombëtares së Kilit nuk i erdhi aspak në ndihmë mesfushorit që përjetoi disa javë vështirësie  dhe që e bëri të mendonte edhe për një lamtumirë të parakoshme nga përfaqësuesja e vendit të tij. Shpesh herë protagonist i  polemikave të shumta duket se që me mbërritjen e Don Heynckes tek Bayerni gjithçka ka ndryhsuar edhe për mesfushorin. Ish juventini tashmë luan gjithnjë titullar në një skuadër që gjithnjë e më shumë po tregon se nuk mund të bëjë më pa të. Tekniku gjerman është mjaft strikt dhe nuk lejon asnjë lloj komportimi jashtë normave që ka vendosur dhe Vidal është përshtatur në mënyrë përfekte me këtë mentalite rigoroz, duke dhënë  më të mirën e tij e duke premtuar shumë më shumë për pjesën e dytë të sezonit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...