Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Rindizet” gara për mbijetesë, Tirana e Kastrioti përballen javën e ardhshme

Humbja në derbi e Tiranës, por edhe fitorja 2-0 e e Kastriotit ndaj Flamurtarit, ka rihapur sërish garën për mbijetesë, teksa krutanët dhe bardheblutë do të duelojnë fort për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë, prej nga erdhën sezonin e kaluar.

Pas javës së 33-të, Tirana ka 40 pikë dhe Kastrioti dy më pak, ndërsa javën e ardhshme, dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, në një sfidë që pritet të vendosë shumë.

Kur kanë mbetur 3 javë nga fundi, natyrisht që shanset më të mëdha për mbijetesën i ka Tirana, por që bardheblutë në festojnë në fund, duhet që minimalisht të mos humbin përballë krutanëve javën e ardhshme.

Nga ana tjetër, besuarit e Bledar Devollit kanë bërë një sezon në kufijtë e perfektes në vitin 2019 dhe vijnë në kryeqytet me vetëbesim të lartë, me dëshirën për të marrë maksimumin dhe me guximin që u jep fakti që nuk kanë gjë për të humbur.

Ndërkohë që gara për titull u vendos, Superiorja do të vijojë të prodhojë emocione për verdikte të tjera, siç janë gara për një vend në Europë dhe veçanërisht kjo për mbijetesën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...