Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Ringritja e Gjermanisë, Thomas Muller tregon shembullin që duhet ndjekur

Gjermania e mbylli në vendin e tretë fazën e grupeve të Nations League, duke shmangur rënien në Ligën B. Katër herë kampionët e botës nuk po kalojnë një moment të mirë dhe kjo u pa qartë edhe në sfidën ndaj Anglisë. “Panzerat” po udhëhiqnin me rezultatin 2-0, por në pak minuta e panë veten në disavantazh, pasi Anglia ia doli të rikthente rezultatin. Gjithsesi, Havertz barazoi dhe gjithçka mbyll 3-3.

Thomas Muller, lojtari më me eksperiencë i ekipit, menjëherë pas sfidës kërkoi që si shembull për ringritjen e kombëtares të merret Reali i Madridit.

“Ndoshta Reali i Madridit është shembull për ne. Kam luajtur me shumë trajnerë, përfshirë Carlo Ancelottin, i cili ka fituar shumë trofe. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, gjithçka ka të bëjë me ringritjen dhe ruajtjen e besimit. Si shembull do të bënim mirë të ndiqnim këtë.”

Thomas Müller e njeh shumë mirë Ancelottin dhe mënyrën e tij të punës, pasi Italiani ka qenë në krye të skuadrës bavareze për më shumë se 1 vit, midis 2016 dhe 2017. Ancelotti ia doli mbanë të fitonte Bundesligën, por dështoi në Champions League, ku u eliminua nga Reali i Madridit në çerekfinale.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...