Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ringritja e Milanit, meritat shkojnë për Gattuson

Genaro Gattuso ringjall Milanin. Gjithçka nisi me merkaton, aty ku kuqezinjtë shpenzuan më shumë se 200 milionë euro. Shpresat për një sezon ndryshe ishin të mëdha. Aventura në Europa League nisi shkëlqyeshëm, kampionati po ashtu. Deri në momentin, kur rezultatet pozitive filluan të mungonin dhe katër vendet e para filluan të largoheshin. Moment ky që u pasua me largimin e Vincenzo Montellës nga stoli i djallit. Njësoj si para dy sezonesh, stoli iu besua një ishi, Gennaro Gatussos, i cili më hërët kishte drejtuar skuadrën e Pisas dhe të rinjtë e Milanit. Për Gatusson kjo ishte hera e parë që do të drejonte një skuadër të madhe. I lidhur ngushtësisht me ngjyrat e fanellës së Milanit, i vetëdijshëm për përgjegjësine e madhe që do të kishte mbi supe, tekniku u shfaq i bindur se do të arrijë të ringrejë kuqezinjtë. Avenutra nisi jo mirë, barazimi ndaj Beneventos i tronditi të gjithë, akoma dhe më e rëndë humbja në Verona 3-0. Gjatë kur luante futboll, Gatusso shquhej për grintën e tij dhe sakfricat në fushën e blertë, tipare këto që po kërkon tia përcjellë skuadrës që ai drejton. Kthesa e madhe nisi në takimin ndaj Interit në Kupën e Italisë dhe fill pas atij momenti, kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjë prej katër ndeshjeve të fundit në kampionat. Vetë, tekniku e pranon që kuqezinjtë nuk janë një skuadër e bukur për t’u parë teksa luajmë, por atij i intereson vetëm të fitojë dhe Milani, po e bën një gjë të tillë. Nuk mund të flitet ende me siguri për të ardhmen, por Gennaro Gattuso ka arritur t’i perjcellë futbollistëve të tij shpirtin luftarak dhe grintën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...