Kategoria Superiore

Ringritja me Memellin në stol, Skënderbeu më pranë mbijetesës  

Ekipi i Skënderbeut konfirmoi përsëri rritjen dhe përmirësimin e ndjeshëm, teksa bllokoi në një barazim pa gola kampionët në fuqi. Ndryshimi i madh dhe i shumëpritur duket se erdhi pikërisht në kohën e duhur. Për nga mënyra se si rrodhën ngjarjet dhe ecuria tepër negative, u mendua se klubi korçar do të rrëshqiste në mënyrë të pashmangshme në Kategorinë e Parë.

Natyrisht, me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 10 sfidat e para të vitit 2021 të shumtë duhet të kenë qenë ata që kanë menduar pikërisht Kategorinë e Parë si destinacionin e ardhshëm të bardhekuqve. 10 takime ku ekipi i Skënderbeut dështoi për të siguruar pikët e plota dhe më shumë se një fazë pa shijuar fitoren në Kategorinë Superiore. Përjashtim gjatë kësaj periudhe bëjnë barazimet 1-1 në shtëpi me Apoloninë dhe Vllazninë, ndërsa jashtë Qytetit të Korcës Skënderbeu ia doli të grumbullojë thjesht dy pikë të vetme falë dy barazimeve me Kastriotin dhe Laçin, pasi të gjitha ndeshjet e tjera gjatë kësaj kohe ishin humbje.

Fatura në dy muajt e parë të vitit në mënyrë të kuptueshme duhet ndarë ndërmjet të dy trajnerëve, pra Julian Ahmatajt dhe Migen Memellit. 40-vjeçari mori celësat e ekipit më datën 3 shkurt, pas ndarjes konsensuale të drejtuesve të Skënderbeut vetëm pak ditë më parë me teknikun elbasanas. Skuadra pësoi një rrëzim të shpejtë dhe në shumë raste u duk sikur përveç lojës bardhekuqtë humbën edhe shpresat për të qëndruar sërish në elitën e futbollit shqiptar.

Nëse duhet rrëmuar për të gjetur se ku filloi ekzaktësisht momenti i kthesës, pa dyshim gjithçka lidhet me sfidat e humbura në ndeshjet direkte, me Bylisin dhe Kastriotin. Skënderbeu doli me kocka të thyera nga dy përballjet me klubin ballshiot dhe atë krutan, për më tepër pa shënuar as gol, duke prekur në kuptimin e mirëfilltë të fjalës fundin.

Rilindja e madhe nisi me atë triumf mbresëlënës në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit, falë golit të mesfushorit brazilian Jean Victor Goncalves dhe që nga ajo ndeshje skuadra e Memellit mori vrullin e nevojshëm për të filluar ngjitjen graduale drejt kuotës së fluturimit. Tani janë plot 10 pikë të grumbulluara gjithsej në këto 5 javët e fundit, në Kategorinë Superiore dhe me një ecuri të tillë Skënderbeu ka shënjestruar ekipin e Bylisit.

Në mënyrë të kuptueshme një rendiment i tillë përfaqëson gjithashtu edhe ecurinë më të mirë për klubin korcar gjatë sezonit 2020-21 të kampionatit shqiptar. Disfata me Laçin brenda në Korcë nuk e demoralizoi aspak skuadrën, duke patur parasysh forcën e ekipit nga Kurbini dhe ambiciet e bardhezinjve për të fituar për herë të parë në historinë e tyre titullin më të lakmuar të futbollit shqiptar, e në fakt sic dihet humbja me formacionin e Shpëtim Duros u pasua me atë fitore dramatike, në çastet e fundit brenda në Qytetin e Fierit ndaj një rivaleje të drejtpërdrejtë siç është skuadra e Apolonisë.

Pauza për shkak të impenjimit të futbollistëve me skuadrat e tyre përfaqësuese respektive nuk e shpërqëndroi aspak skuadrën dhe me të filluar përsëri kampionati bardhekuqtë nxorën në dritë edhe dy ndeshje të tjera shumë të mira, ndaj Kukësit dhe Tiranës. Suksesi daj verilindorëve, që janë shpallur plot 6 herë nënkampionë të vendit në 8 edicionet e fundit, rriti besimin në gjirin e skuadrës, ndërsa barazimi me kampionët në fuqi konfirmoi në mënyrë të qartë edhe progresin e bërë nga klubi korçar. Një meritë e veçantë shkon pikërisht për trajneri aktual Migen Memelli, që guxoi dhe pati kurajën për ta rreshtuar skuadrën e tij me 5 në repartin e prapavijës.

Nuk është rasti i parë dhe sigurisht nuk ka për të qenë as i fundit, që një ish-futbollist që ka luajtur gjatë karrierës së tij si sulmues të fillojë të ndërtojë gjithçka me themel nga mbrojtja. Rezultatet duken qartë. Në dy sfidat e fundit bardhekuqtë kyçën portën e tyre dhe ia dolën për të mos pësuar si me Kukësin ashtu edhe Tiranën, ekipe që kanë në gjirin e tyre futbollistë vërtet shumë cilësorë në repartin e sulmit. Tani gjithçka shihet me optimizëm dhe klasifikimi tregon vërtet shumë. Pas mbylljes së fazës së tretë klubi korçar është shkëputur me plot 6 pikë nga Apolonia në tabelën e renditjes, ndërsa diferenca me Bylisin është ngushtuar nga java në javë dhe aktualisht distanca nga ekipi mallakastriot është reduktuar në thjesht 3 pikë.

Varet shumë se çfarë do të bëjë Kastrioti, që për momentin duket në rënie të lirë, sepse për hir të së vërtetës ekipi i drejtuar nga trajneri Ramazan Ndreu mezi ka mbledhur bashkë 2 pikë në 5 sfidat e fundit në kampionat, sidoqoftë përse jo, bardhekuqtë shpresojnë se mund t’ia dalin për të shmangur edhe zonën e play out-it, duke marrë në konsideratë faktin që kur mbetet për t’u luajtur edhe gjithë faza e fundit Skënderbeu pozicionohet 7 pikë larg klubit krutan.

Në mesjavë, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë me Teutën Migen Memelli do të mendojë në mënyrë të pashmangshme për të ruajtur energjitë dhe racionuar forcat për takimin e radhës në kampionat, që si për ironi të fatit do të jetë pikërisht ndaj “Djemve të Detit”, në Qytetin e Korçës. Përvec inercisë dhe besimit të fituar Skënderbeu do të ketë gjithashtu edhe favorin e faktorit fushë, sepse 5 nga 9 takimet e fundit bardhekuqtë do t’i luajnë në shtëpinë e tyre. Mbi të gjitha ekipi i Memellit ka privilegjin për t’i pritur në Korçë kundërshtarët e drejtpërdrejtë të Apolonisë dhe Bylisit, ndësa duelin me Kastriotin bardhekuqtë do ta zhvillojnë në ditët e para të majit, në Qytetin e Kamzës.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency