Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rinis kampionati, me sfida direkte për të gjitha objektivat

Rifillimi i kampionatit do të nisë me sfida interesante, me skuadra që do të përballen me rivalë për objektivat e tyre. Sigurisht që vëmendja shkon tek dueli që do të mbyllë javën e parë të fazës së dytë, Flamurtari – Skënderbeu. Vlonjatët e drejtuar nga Shpëtim Duro e kanë nisur pa bujë këtë sezon dhe shihen si rival i drejtëpërdrejtë për korçarët kryesues. Jo vetëm për organikën e mirë që zotërojnë por edhe lojën e treguar kuqezinjtë po rikthejnë në jetë duelin e disa viteve më parë me Skënderbeun. Nëse në bregdet luajnë vendi i 3 me vendin e parë, në periferi të kryeqytetit luan vendi i 4 me vendin e dytë në klasifikim. Hirushja e këtij kampionati, Kamza pret në shtëpi kampionët në fuqi Kukësin. Formacioni i Ramazan Ndreut kërkon të tregojë që rezultatet e fazës së parë nuk ishin rastësi por fryt i punës së bërë me ndërtimin e skuadrës dhe punën e përditshme në terren. Një ndeshje që vlen shumë edhe për trajnerin e Kukësit Milinkovic, pozicioni i të cilit ka nisur të lëkundet kjo falë rezultateve në sfidat e fundit por edhe diferencës me Skënderbeun kryesues.

Në Laç vendasit presin Partizanin në një sfidë direkte ndërmjet dy skuadrave që ndajnë pozicionin në klasifikim falë golavarazhit, me kurbinasit që gjenden mbi kryeqytetasit. Bardhezinjtë shpresojnë që faktori fushë ti ndihmojë ndaj të kuqve të cilët për herë të parë këtë sezon do të drejtohen nga Sulejman Starova. Nga Laçi në Gjirokastër, në një tjetër sfidë ndërmjet dy skuadrave që klasifikimi i ndan për efekt golash. Luftëtari pret Teutën në një duel të drejtëpërdrejtë, duke na sjellë në memorie sfidën e fundit të sezonit të kaluar. Bluzinjtë kanë treguar lojë në rritje në javët e fundit teksa pauza e kampionatit i ka shërbyer trajnerit Hasan Lika për të përcjellë më mirë idetë e tij tek grupi i futbollistëve. Një sfidë direkte është edhe ajo ndërmjet Vllaznisë dhe Lushnjës, një mudnësi e mirë e shkodranëve për të rigjetur fitoren që mungon nga java e parë, pikërisht me Lushnjën në Loni Papuçiu të Fierit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...