Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rinis ofensiva për “luftëtarin” e Serie A, Barça nuk heq dorë nga fiksimi i vjetër

Barcelona nuk heq dorë nga Sofyan Amrabat. Klubi katalanas tentoi firmën me mesfushorin nga Maroku në merkaton e janarit, por Fiorentina bllokoi largimin e tij.

Drejtuesit e kampionëve të ardhshëm të Spanjës, po presin fundin e sezonit për të nisur një tjetër sulm për 26-vjeçarin, një ndër më të dalluarit në Botërorin Katar 2022.

Lexo edhe:

Amrabat ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2024. Nëse nuk ndodh rinovimi, klubi nga Firence do të detyrohet ta shesë në verë për të mos e humbur me parametra zero.

Xavi e ka shprehur publikisht vlerësimin dhe konsideratën që ka për “luftëtarin” maroken. Trajneri i Barcelonës po pret me padurim arritjen e akordit mes dy klubeve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...