Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Rinis Superiorja/ Në kryeqytet luhet derbi i Shqipërisë, Josa rikthehet në Korçë

Ishte ndërprerë prej datës 23 dhjetor dhe ditën e sotme përgatitet të rinisë për fazën e saj më vendimtare, Abissnet Superiore, teksa dy sfidat e para do të jenë ato mes Skënderbeut dhe Laçit në orën 16:45 dhe Tirana-Vllaznia në orën 19:45.

Sigurisht, një vëmendje më e lartë do të jetë në impiantin e kryeqytetit Air Albania, duke qenë se bëhet fjalë për një sfidë që konsiderohet si derbi i Shqipërisë, pa lënë mënjanë edhe faktin se të dyja ekipet këtë sezon kanë si objektiv titullin kampion. Tirana vjen si favorite për momentin teksa të besuarit e trajnerit Orges Shehi kryesojnë në kampionat me 33 pikë, ndërsa shkodranët janë më të shkëputur duke qenë se renditen në vendin e katërt me 25 pikë.

Sa i përket organikës, Tirana do të vuajë mungesën e Michael Ngoo me sulmuesin britanik që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gju pas dëmtimit në derbi me Partizanin. Ndërkohë, kryeqytetasit, ndryshe nga si e mbyllën vitin kanë tashmë të rikuperuar Seferin, Ismajlgecin dhe Najdovskin, ndërsa është shtuar nga merkato edhe sulmuesi Devid De Silva, por braziliani ende nuk është federuar.

Nga ana tjetër, edhe shkodranët kanë një prurje të re pasi kanë firmosur me mesfushorin Mickael Panos, teksa sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Thomas Brdaric do ta ketë të plotë organikën. Sa i takon ndeshjes së fazës së parë në Loro Boriçi, Tirana ia doli të fitonte me rezultatin 0-2 falë golave të Xhixhës dhe Seferit.

Ndërkaq, sa i takon takimit të Korçës, trajneri i Laçit, Mirel Josa kthehet aty ku arriti shumë suksese, ndërsa do të provojë ta fillojë vitin ashtu si e mbylli teksa kurbinasit vijnë pas pesë fitoreve radhazi dhe renditen të tretët me 27 pikë. Në këtë merkato, Laçi ka afruar edhe një sulmues si Adeleke Akinyemi teksa nga skuadra është larguar Ilirid Ademi.

Ndërkaq, në kampin e juglindorëve ka pasur gjithashtu lëvizje në merkato me objektivin për të siguruar mbijetesën në elitë. Trajneri Migen Memelli ka në dispozicion tashmë një lojtar me eksperiencë si Erlis Frashëri, ndërsa grupit i është shtuar edhe Ramin Ali. Aktualisht, Skënderbeu renditet në vendin e tetë me 15 pikë, teksa për rikujtesë, ndeshja e parë mes të dyja skuadrave është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të Laçit falë një dygolëshi të Guindo.

Ndeshjet, java e 16-të, Abissnet Superiore

16:45 Skënderbeu-Laçi (Supersport 3)

19:45 Tirana-Vllaznia (Supersport 3)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...