Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rinovim dhe dyfishim page, Napoli “blindon” yllin e sulmit

Khvicha Kvaratskhelia po luan sezonin e parë me Napolin, edhe pse kur e sheh në fushë duket sikur ka vite që është pjesë e skuadrës italiane. 22-vjeçari gjeorgjian po zhvillon paraqitje fenomenale.

Pak kohë i kanë mjaftuar të kthehet në një idhull në “Diego Maradona”. Kvara po jep një kontribut fantastik në fitimin e titullit kampion, që Napolit i mungon prej vitit 1990.

Skuadra e Luciano Spallettit po dominon Serie A. Distanca me ndjekësit është 18 pikë, fitimi i Serie A është formalitet, ndërkohë që Napoli po bën shumë mirë edhe në Champions League.

Lexo edhe:

Kvara numëron 12 gola dhe 15 asiste. Presidenti De Laurentiis është i lumtur me performancën e tij dhe është gati ta “blindojë” me një kontratë të re.

GDS shkruan se sulmuesin e majtë e pret rinovimi deri në verën e vitit 2028, një vit më tepër se kontrata aktuale.

Ndërkohë, paga e tij sezonale, aktualisht 2.5 milionë euro, do të dyfishohet. Kvara do të përfitojë 5 milionë euro në sezon nga kontrata e re që po përgatit presidenca e Napolit.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...