Connect with us

Hi, what are you looking for?

Segunda Division

Rinovim për rekord, mesfushori spanjoll firmos kontratë 10-vjeçare

Besnikëria në futboll është një element që shihet gjithnjë e më rrallë, pasi futbollistët vazhdimisht tentojnë të ndërrojnë skuadra, kryesisht për të rritur të ardhurat, por edhe për të provuar eksperienca të reja.

Megjithatë nuk ndodh kështu me mesfushorin 23-vjeçar Pepelu, i cili sapo ka rinovuar me klubin e Levantes, duke u lidhur përjetësisht me të, pasi ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në Valencia deri në verën e 2032-shit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Levantes, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Segunda Division, megjithatë kjo nuk e ka penguar Pepelu që t’i premtojë besnikëri skuadrës dhe të rinovojë për 10 vitet e ardhshme.

Pepelu është rritur në akademinë e Levantes dhe ka luajtur kryesisht për klubin valencian, ndonëse numëron edhe tre eksperienca te Hercules, Tondela e Vitoria Guimaraes, në huazim.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...