Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Rinovim përpara finales, klubi gjerman “blindon” kampionin e botës

Rinovim i rëndësishëm tek Eintracht Frankfurt. Skuadra gjermane, që sezonin e kaluar fitoi Europa League, u përball me vështirësi gjatë këtij edicioni në Bundesliga. Por ka siguruar finalen e Kupës së Gjermanisë.

Drejtuesit janë ambicioz dhe kanë nisur nga puna për sezonin e ardhshëm. Duke rinovuar me Mario Goetze, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Njeriu që vendosi finalen e Kupës së Botës 2014, duke afruar Gjermaninë me trofeun e madh, u transferua verën e kaluar në Frankfurt për 3 milionë euro nga PSV.

Lexo edhe:

3 gola dhe 9 asiste regjistroi 31-vjeçari në sezonin e parë me Eintrachtin, skuadër me të cilën do të luajë deri në vitin 2026.

Mesfushori ofensiv shpreson që pas rinovimit të vijë edhe trofeu i Kupës. Eintrachti sonte me Leipzigun në “Olympiastadion” të Berlinit.

Dueli i finales së Kupës së Gjermanisë, fillon në orën 20:00 dhe do të transmetohet në SuperSport 3.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Futboll

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike. Sulmuesi...