Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rinovim, premio dhe 1 miliard € klauzolë: Barcelona “blindon” talentin

Gavi është një nga pasuritë më të mëdha të Barcelonës. 17-vjeçari debutoi në shkurtin e vitit të kaluar me ekipin katalanas, teksa është kthyer një një titullar fiks tek ekipi i Xavit.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2023, ndërkohë që Chelsea ka kërkuar informacion për të. Thomas Tuchel e pëlqen shumë, por Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Kampionët e Evropës duhet të shohin për një tjetër mesfushor, pasi Barcelona do të rinovojë me adoleshentin e talentuar, i cili numëron katër ndeshje me kombëtaren e Spanjës.

Në Spanjë theksojnë se Gavin e pret një kontratë deri në verën e vitit 2026, rroga e tij sezonale do të rritet, teksa klauzola e shitjes së tij do të jetë as më pak dhe as më shumë se 1 miliard euro.

Bisedimet mes drejtuesve të Barçës dhe agjentit të lojtarit janë afër konkretizimit me firmë, me Gavin që do të përfitojë 1.5-2 milionë euro bonus në momentin që do të firmosë kontratën e re.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...