Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Rinovime dhe afrime të reja, Vllaznia “europiane” fillon të marrë formë

Vllaznia e Mirel Josës nis të marrë formë. Pas triumfit në Kupën e Shqipërisë, kuqeblutë u pushtuan nga kaosi, duke qenë se një pjese të madhe të titullarëve u përfundoi kontrata dhe shfaqën pasiguri për të ardhmen.

Megjithatë me kalimin e ditëve gjërat janë sistemuar dhe skuadra po merr formë gjithnjë e më shumë, në prag të nisjes së përgatitjeve për eliminatoret e Conference Leagues, që janë planifikuar për më 15 qershor.

Kështu në portë është arritur marrëveshja me malazezin Bojan Zogoviç, që luan prej dy sezonesh në Shkodër dhe ka rënë parimisht dakord me drejtuesit edhe për një vit të tretë, teksa pikërisht më datën 15 qershor do të mbërrijë për të firmosur kontratën e re dhe nisur stërvitjen.

Në mbrojtje, Gurishta është nën kontratë dhe do të vijojë të kujdeset për krahun e djathtë, ndërsa në të majtë është konfirmuar shkodrani tjetër, Esin Hakaj, që ka rinovuar kontratën deri në verën e 2024-ës me kuqeblutë.

Sa i përket qendrës, Darko Bulatoviç ka kontratë edhe për ndeshjet e Europës, megjithatë ashtu si Zogoviç, palët kanë rënë dakord që të zgjatin bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu shumë pranë rinovimit është edhe qendërmbrojtësi Mevlan Adili, i cili u ka premtuar shkodranëve se nëse nuk arrin të transferohet jashtë vendit, do të rikthehet te Vllaznia.

Në mesfushë është larguar Ardit Krymi, i cili është zëvendësuar me ish-kapitenin e Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ndërsa Fjoart Jonuzi do të mbajë veshur fanellën kuqeblu edhe për sezonin e ardhshëm.

Sa i përket sulmit, për momentin janë konfirmuar Liridon Latifi dhe Ante Aralica, ashtu si edhe Ardit Hoxhaj e Mehdi Çobaj, teksa në Shkodër pritet të rikthehet edhe braziliani Kaina Nunes, që shkëlqeu në huazimin 6-mujor te Kastrioti, por ka ende kontratë me Vllazninë.

Gjithsesi drejtuesit e klubit shkodran po tregohen mjaft aktivë në merkato, teksa synohet që në skuadër të afrohen të paktën edhe një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues krahu, për të kompletuar ekipin në prag të eliminatoreve europiane.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...