Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rinovimet e licencave UEFA B, UEFA A dhe UEFA PRO për trajnerë, ja datat e testimeve

Drejtoria Teknike pranë Federatës Shqiptare të Futbollit u bën me dije të gjithë trajnerëve se në muajin gusht do të nisin edhe rinovimet e licencave për kurset UEFA Pro, UEFA A dhe Uefa B.

Të gjithë trajnerët të cilët kanë këto licenca duhet të paraqiten në Shtëpinë e Futbollit për të kryer rinovimin e licencave në këto data: Uefa B 22-23-24 gusht 2022; UEFA A 25-26-27 gusht 2022; Uefa Pro 29-30-31 gusht 2022.

Tarifat e regjistrimit për rinovimin e licencës së trajnerit janë si më poshtë:

– Licenca Uefa B – 5.000 lekë

– Licenca Uefa A – 7.000 lekë

– Licenca Uefa Pro – 10.000 lekë

Drejtoria Teknike në FSHF dëshiron të sqarojë të gjithë trajnerët që kanë në zotërim një nga këto tre licenca se procesi i rinovimit është i detyrueshëm dhe se licenca nuk do të jetë me vlefshme nëse nuk është e rinovuar. Për t’u regjistruar aplikuesit duhet të dërgojnë në adresën [email protected] këto dokumente:

– Fotokopje e ID ose e Pasaportës;

– Fotokopje të licencës;

– Numër kontakti.

Aplikimet për rinovimin e licencës së trajnerit do të mbyllen më datë 15 gusht 2022.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...